Akuzohet për korrupsion, Presidenti Trump fal ish-guvernatorin Blagojevich
Presidenti Donald Trump fali të hënën ish-guvernatorin demokrat të Ilinoit Rod Blagojevich, i cili u dënua për korrupsion për përpjekjen për të shitur vendin e liruar të ish-Presidentit Barack Obama në Senatin amerikan.
Rod Blagojevich u shkarkua nga detyra në vitin 2009 pasi prokurorët thanë se ai u përpoq të shiste vendin e Senatit të liruar nga zoti Obama, pasi ai i fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.
Duke folur në Shëpinë e Bardhë, ku nënshkroi vendimin për faljen, Presidenti Trump tha se Rod Blagojevich kishte përjetuar një “padrejtësi të tmerrshme”.
Presidenti Trump, gjatë mandatit të tij të parë, ia uli dënimin 14 vjeçar ish-guvernatorit Blagojevich. Zoti Blagojevich ishte shfaqur në emisionin televiziv të zotit Trump, “Celebrity Apprentice”, në vitin 2010 ndërsa ishte në pritje të gjyqit.
Gjykata e Lartë në vitin 2018 hodhi poshtë një apel të zotit Blagojevich për të ulur më tej dënimin e tij, i cili parashikohej të përfundonte në vitin 2026.
Rod Blagojevich është përpjekur ta paraqesë veten si viktimë e një ndjekjeje të tepruar dhe të motivuar politikisht nga forcat federale të ligjit, një akuzë që dukej se bëri jehonë tek Presidenti Trump.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
