Aleanca, qëndrueshmëri politike dhe ulje ngritje të partive/ Si kanë votuar Gjermanët nga 2005 deri në 2021

23 Shkurt 2025, 13:54 / BOTA ALFA PRESS

Aleanca, qëndrueshmëri politike dhe ulje ngritje të partive/ Si

Gjermania voton sot për qeverinë e saj të re, në garë janë partitë tradicionale si CDU/CSU(Konservatorët) dhe SPD (Socialdemokratët) e cila mbajti drejtimin e Gjermanisë prej vitit 2021.

Olaf Scholz i SPD shkon i pasigurt për një mandat të ri, ndërsa sondazhet flasin për një kryesim të votave të CDU/CSU drejtuar nga Mertz.

Prej 2005 deri 2021 kancelarja e Gjermanisë ka qënë Angela Merkel, e cila disa herë bëri marrëveshje me partitë opozitare, përfshirë dhe SPD që ishte parti e dytë. Në 2021 pushtetin e mori Olaf Scholz! 

Sot Gjermania duket larg nga qëndrueshmëria politike në kohën e Merkel, pasi për herë të parë kemi një paqartësi për mënyrën sesi do të qeveriset më tej Gjermania.

Zgjedhjet 23 maj 2025

Në zgjedhjet e Bundestagut marrin pjesë 29 parti, dukshëm më pak se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, kur u pranuan 47 parti. SPD, Të Gjelbrit, FDP, AfD, E Majta, Votuesit e Lirë, Volt, MLPD, Aleanca për Gjermaninë dhe Aleanca Sahra Wagenlnecht janë të përfaqësuara me lista shtetërore në të 16 vendet. Të gjitha partitë e tjera nuk janë në fletët e votimit në të gjitha vendet. Psh CDU paraqitet kudo përveç Bavarisë, kurse CSU vetëm në Bavari.

Ka pesë kandidatë për kancelar

Friedrich Merz (CDU) kandidon për Unionin, kancelari, Olaf Scholz për SPD dhe Robert Habeck për të Gjelbrit. AfD ka emëruar Alice Weidel, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht, BSW ka emëruar kandidate për kancelare, Sahra Wagenknecht.

Si kanë votuar Gjermanët nga viti 2005 deri në 2021

Alfapress.al ka bërë analizë të shifrave gjatë këtyre viteve të votës së qytetarëve gjermanë.

Zgjedhjet 2021

Pas moskandidimit të Merkel, duket se rradha e pushtetit do të vinte për Socialdemokratët e drejtuar nga Olaf Scholz të cilët morën 25.7% (206 vende) ndjekur nga CDU me 24.1% (197 vende). Pas merkelit në garë nga CDU ishte Armin Laschet.

CDU mori në këto zgjedhje rezultatin më të dobët që pren 1960.

Të gjelbërit (Greens) drejtuar nga Annalena Barbock morën 14.7% (118 vende).

Cristian Lindner i FDP mori 11.4 % (91 vende), AfD me drejtues Alice Weidel dhe Tino Chrupalla morën 10.4% (83 vende), kurse të Majtët drejtuar nga Janine Wisslee dhe Dietmar Bartsch (Left) morën 4.9 % (39 vende).

Zgjedhjet 2017

Në 2017 kur pozitat e Angela Merkel ishin të forta CDU fitoi zgjedhjet me 32.9 % pëkthyer në 246 vende, ndjekur nga SPD me 20.5 % (153 vende) dhe AfD me 12.6%( 94 vende).

Merkel bëri sërish koalicion me SPD duke qeverisur deri në 2021.

Rezultate të tjera
FDP(Christian Linder) 10.7% (80 vende)

Left (Të majtët)Dietmar Bartsch dhe Sahra Wagenknech) 9.2%(69 vende).
Të gjelbërit (Greens), Katrin Goring-Eckardt, Cem Ozdemir 8.9%(67 vende).

Zgjedhjet 2013

Koalicini i madh i Merkelit me SPD

Angela Merkel fitoi zgjedhjet me 41.5% (311 vende në parlament), SPD e Peer Steinbruck mori 25.7% (193 vende), Left (Të majtët e Gregor Gysi) morën 8.6% (64 vende).
Greens (Të gjelbërit) morën 8.4% ( 63 vende) dhe FDP e Rainer Bruderle mori 4.8% (asnjë vend).

Zgjedhjet 2009

U fituan nga CDU/ CSU dhe FDP

Angela Merkel kryeson sërish me 33.8 (239 vende) ndjekur nga SPD e Frank Walter Steinmeier me 23% (146 vende).

FDP drejtuar nga Guido Westerwelle me 14.6% (93 vende)

Të majtët (Left) me drejtues Gregor Gysi dhe Oskar Lafontaine morën 11.9 % (76 vende).
Të gjelbërit (Greens) me drejtues Jurgen Trittin dhe Renate Künast morën 10.7% (68 vende).

Zgjedhjet 2005

Mund të themi se 2005 ishte më e balancuar mes CDU dhe SPD duke ndarë mes tyre vetëm 1% diferencë.
CDU e Merkel mori 35.2%(226), kurze SPD e Gerhard Schröder 34.2% (222 vende).
FDP mori 9.8%(61 vende), Të majtët 8.7% (54 vende) dhe Të gjelbërit e Joschka Fischer 8.1% (51 vende).

Këto zgjedhje erdhën pas një mocioni mosbesimi ndaj SPD që kishte ardhur në pushtet me votat e të Gjelbërve.

/Alfapress.al

 

Po ndodh...