
Rama replika me komentuesit: Ndërtimet pa leje, “peshqesh” i trashëguar nga këneta, e bëri Shqipërinë lesh e li

Kryeministri Edi Rama, iu përgjigj edhe këtë të diel komenteve të ndjekësve në Facebook.
“Sy më sy”, quhet rubrika ku Rama replikon me komentuesit, një prej të cilave lidhej me problemin e pronave të ndërtuara pa leje.
Rama tha se “ndërtimet e bëra në pronën e të tjerëve apo dhe në tënden ke shumë të drejtë.
“Këtë e kemi peshqesh nga këneta jonë që e bëri Shqipërinë lesh e li, por dhe kjo hap pas hapi po vihet në vend dhe brenda kohës së negociatave me Bashkimin Europian do ta mbyllim dhe këtë plagë të madhe që e trashëguam nga këneta jonë dhe Shqipëria 2030 nuk do ta ketë më këtë problem”.u përgjigj kryeministri Rama.
Ndërkohë në komentin lidhur me pjesën e ujit në Shqipëri Rama u përgjigj:
“Tirana, i dashur, ka 24 orë ujë në 67% të territorit dhe 17 orë ujë mesatarisht në pjesën tjetër, ndërkohë që vazhdojnë investimet këtu në Tiranë dhe vazhdojnë në tërë Shqipërinë ku, të merremi vesh, nuk ka pasur 24 orë ujë kurrë, asnjëherë, as në kohën e komunizmit dhe ku sot shtohen vijimësisht zonat me 24 orë ujë, ndërkohë që kur ne morëm detyrën askund, në asnjë zonë nuk kishte 24 orë ujë.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128