Athina kthehet në portokalli/ Moti i pazakontë në Evropë sjell surpriza këtë fundprilli

24 Prill 2024, 17:52 / BOTA ALFA PRESS

Athina kthehet në portokalli/ Moti i pazakontë në Evropë
Një mjegull e verdhë-portokalli pluhuri nga shkretëtira e Saharasë ka mbuluar pjesë të Greqisë, duke krijuar skena spektakolare dhe duke i shtyrë autoritetet të lëshojnë paralajmërime shëndetësore.

Shërbimi meteorologjik grek tha se kushtet e motit të martën kishin favorizuar lëvizjen e pluhurit nga Afrika dhe kjo po shfaqej në “përqendrime të rritura në atmosferë”, veçanërisht në jug të vendit. Pluhuri pritet të ulet gjatë ditës së sotme, parashikoi shërbimi dhe nga mesdita e tutje do të jetë “i kufizuar në lindje”. Videot dhe imazhet e shpërndara në internet treguan njerëzit në Athinë duke vëzhguar mjegullën e verdhë-portokalli nga kodrat pranë kryeqytetit grek.

Moti ‘i çuditshëm’ godet Finlandën

Ndërsa pjesë të Greqisë u kthyen në portokalli, Finlanda është përballur me një javë prilli jashtëzakonisht të bardhë. Dëbora më e madhe se zakonisht në veri të kontinentit e ndaloi transportin publik në të gjithë Finlandën jugore, raportoi transmetuesi publik YLE. “Moti i frikshëm i prillit” solli më shumë se 20 centimetra borë në disa zona, duke bllokuar tramvajet dhe vonuar shërbimet e autobusëve dhe metrosë në kryeqytetin finlandez dhe duke shkaktuar anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportin e Helsinkit, raportoi YLE të martën.

Ndërkohë, policia në jugperëndim të vendit raportoi rreth një duzinë aksidente të trafikut rrugor – megjithëse nuk kishte lëndime serioze dhe punonjësit e mirëmbajtjes u përpoqën të pastronin borën nga linjat e energjisë elektrike.

Ndërsa reshjet e borës nuk janë të pazakonta në muajt e dimrit të Finlandës, një zyrtar i shtypit për operatorin e transportit publik të Helsinkit, HSL, Johannes Laitila, i tha YLE-së që një mot i tillë ishte “i pazakontë” për fundin e prillit dhe u kërkoi udhëtarëve të linin më shumë kohë për udhëtime.

Fotot treguan banorët e Helsinkit duke ecur nëpër borë të dendur dhe akull, duke mbajtur çadra nën reshje të dendura dëbore dhe grupe të larta dëbore të grumbulluara në trotuare, makina dhe skuter. Operatori i aeroportit të Finlandës, Finavia, tha se shiu i ftohtë gjatë natës “i cili shndërrohet në akull pothuajse menjëherë kur bie në tokë” kishte rënë në aeroportin e Helsinkit.

Athina kthehet në portokalli/ Moti i pazakontë në Evropë

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128