Austria në alarm, një tjetër tentativë në Vjenë për rrëmbim fëmije pranë shkollës
7 Prill 2025, 19:44 / BOTA

Në Austri ka panik pas një rasti për rrëmbim. Prindërit dhe mësuesit në lagjen Donaustadt të Vjenës kanë ngritur alarmin pas një tentative për rrëmbim të fëmijëve pranë shkollës fillore Oberdorfstrase.
Tv ORF raportoi se një djali tetëvjeçar iu afrua një burrë, i cili dyshohet se i kapi krahun dhe i tha: “Ti po vjen me mua tani”. Fëmija ka arritur të ikë dhe tashmë policia po vazhdon hetimet.
Incidenti vjen pas një rasti të ngjashëm pranë shkollës fillore Ëulzendorfstraße dhe tre të tjerëve të raportuar në Neubau që nga shkurti. Shkollat paralajmërojnë prindërit dhe inkurajojnë fëmijët të udhëtojnë në grup. Policia rekomandon t’u mësojë fëmijëve se si të vendosin kufijtë dhe të kërkojnë ndihmë në situata të rrezikshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


