Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike kundër Sirisë

28 Maj 2025, 20:30 / BOTA ALFA PRESS

Bashkimi Evropian heq sanksionet ekonomike kundër Sirisë

Bashkimi Evropian hoqi sot sanksionet ekonomike kundër Sirisë , në një përpjekje për të mbështetur tranzicionin dhe rimëkëmbjen e vendit pas përmbysjes së regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad.

Mediat e huaja raportojnë se Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi sot vendimin për heqjen e sanksioneve pas marrëveshjes politike mbi këtë çështje të arritur javën e kaluar nga ministrat e jashtëm të BE-së.

Këshilli njoftoi se BE-ja do të mbajë në fuqi sanksionet që lidhen me qeverinë e Asadit dhe kufizimet e bazuara në arsye sigurie, ndërsa do të vendosë sanksione të reja kundër individëve dhe subjekteve të lidhura me valën e dhunës së marsit.

“Këshilli do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në vend dhe është gati të vendosë masa të mëtejshme kufizuese kundër atyre që shkelin të drejtat e njeriut dhe atyre që nxisin paqëndrueshmërinë në Siri”, nënvizon deklarata.

 

Po ndodh...