Bashkimi Evropian voton sot për masat kundër tarifave të Trump, kundërpërgjigja do të ndahet në tre faza

27 vendet anëtare të BE-së pritet të miratojnë një listë të madhe të produkteve amerikane që do të përballen me tarifa nga java e ardhshme në përgjigje të taksës fillestare prej 25% të importit të Presidentit Trump për çelikun dhe aluminin evropian muajin e kaluar. Tarifat evropiane do të vendosen në tre faza.
Nga e marta e ardhshme, 15 prill, plani është që të vendosen tarifa 25% në një listë fillestare, e cila ka të ngjarë të përfshijë motoçikletat, varkat luksoze dhe lëngun e portokallit. Burboni, vera dhe qumështi amerikan ishin në listën origjinale të BE-së, por janë hequr pas lobimit nga industria e verës në Evropë.
Masat fillestare do të fillonin më 1 prill, por u ndaluan për t’i dhënë një shans bisedimeve. Kërkesa e shefes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen për një marrëveshje me tarifa zero, u refuzua nga Trump. Një fazë e dytë do të nisë nga mesi i majit, i cili pritet të përfshijë tekstile, produkte lëkure, vezë, fill dentar dhe shpendë.
Më pas, nga 1 dhjetori do të vendosen kundërtarifa për sojën dhe bajamet. Soja përdoret në ushqimin e kafshëve dhe përbën vlerën më të madhe për eksportet e SHBA-së në Evropë.
Një sërë tarifash të reja prej 20% të SHBA-së kanë hyrë sot në fuqi për importet e BE-së.
Komisioni Evropian po merret edhe me përgatitjen e kundërmasave të tjera që mund të dalin javën e ardhshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

