
Begaj në Forumin Global në Baku: Nevojë për guxim dhe vizion të qartë për paqen e për sigurinë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në Forumin Global Baku 2025 në Azerbajxhan.
Begaj apeloi në fjalën e tij për bashkëpunim aktiv rajonal e ndërkombëtar dhe për përballje me guxim me sfidat e sotme, të cilat, sipas tij, i kalojnë caqet politike dhe ekonomike, pasi po cenojnë vlerat e rëndësishme, si: liria, demokracia, dinjiteti njerëzor, drejtësia dhe siguria.
“Turning challenges into opportunities”, që është dhe tema e edicionit të 12-të “Forum Baku Global”, u cilësua nga Presidenti Begaj, jo vetëm si synim, por si domosdoshmëri në kontekstin e situatave të vështira kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gjatë kësaj fjale, Presidenti Begaj, ndërsa evidentoi sfidat kryesore me të cilat po përballemi, deklaroi se, “ne kemi nevojë për një rend botëror ku ekonomitë janë të qëndrueshme, ku konfliktet nuk mbahen të ngrira, por zgjidhen, ku shoqëritë forcohen jo nga ndarja, por nga solidariteti, ku paqja ndërtohet e konsolidohet mbi baza besimi e bashkëpunimi. Ne kemi nevojë për guxim dhe vizion të qartë për paqen, për sigurinë, për rritjen ekonomike, për politika që ndryshojnë realisht jetët e qytetarëve tanë”.
Lufta në Ukrainë apo konflikte të tjera kanë cenuar ndjeshëm sigurinë, vërejti Presidenti i Republikës, ndërsa shprehu nevojën për rikthimin e paqes.
Kreu i Shtetit u rikujtoi gjithashtu liderëve botërorë përvojën e daljes nga pandemia Covid- 19, duke sugjeruar ndjekjen e modeleve të tilla për kapërcimin e krizave dhe shfrytëzimin e tyre për ndryshim pozitiv dhe zhvillimor.
Një tjetër përvojë e kthimit të sfidës në mundësi u vlerësua nga Presidenti Begaj edhe avancimi teknologjik, një proces që po ndikon në formësimin e botës që kemi sot.
Presidenti i Republikës, gjatë fjalës në “Forum Baku Global” solli edhe eksperiencën e kthimit të sfidave në mundësi përmes vizionit të brezit të ri në Shqipëri, vend i cili, nga izolimi, u rikthye në orientimin e tij natyral perëndimor.
“Shqipëria ka kaluar një rrugëtim të vështirë: nga totalitarizmi, në demokraci; nga pasiguria, në anëtarësimin në NATO; nga një ekonomi e mbyllur, në ekonominë e tregut të lirë; nga një vend i izoluar, në një vend që u vizitua nga 10 milionë turistë vitin që shkoi e është sot një vend aspirant për në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka zgjedhur demokracinë dhe beson fort në vlerat e saj. Shqipëria ka zgjedhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi beson fort në vlerat Euroatlantike, ka zgjedhur Bashkimin Evropian dhe beson në këtë projekt madhor në shërbim të paqes, sigurisë e mirëqenies. Shqipëria bashkëkohore ka ditur të përbashkojë energjinë e shqiptarëve brenda e jashtë vendit për kthimin e sfidave në mundësi. Brezi i ri, me idetë, aspiratat e ambiciet e tij, ka qenë dhe mbeten vendimtar për realizimin e tyre”, tha Begaj.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128