Bisedimet për paqe, i dërguari i Trump pritet të udhëtojë sërish drejt Moskës
22 Prill 2025, 16:56 / BOTA

I dërguari i SHBA Steve Witkoff ka planifikuar të udhëtojë në Moskë këtë javë, njoftoi të martën Yuri Ushakov, këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Udhëtimi vjen në një kohë kur po zhvillohen procese diplomatike që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.
“Po,” u përgjigj Ushakov, siç raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, kur u pyet nëse e dinte nëse Witkoff po planifikonte një vizitë në kryeqytetin rus këtë javë.
Kujtojmë se Steve Witkoff është takuar tre herë me Vladimir Putin për të diskutuar perspektivën e përfundimit të konfliktit në Ukrainë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


