Departamenti i Shtetit rishpall grupin Houthit “organizatë terroriste”

4 Mars 2025, 23:54 / BOTA ALFA PRESS

Departamenti i Shtetit rishpall grupin Houthit “organizatë
Departamenti i Shtetit ka ripërcaktuar grupin Houthi të Jemenit si “organizatë e huaj terroriste”.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se kjo vjen me sanksione dhe ndëshkime për këdo që i ofron “mbështetje materiale” grupit.

Që nga viti 2023, Houthi ka lëshuar qindra sulme kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, si dhe pjesëtarët amerikanë që mbrojnë lirinë e lëvizjes në det dhe partnerët tanë rajonalë”, ka theksuar Rubio.

Grupi Houthi ka shënjestruar me raketa e dronë mbi 100 anije në korridorin tregtar që kur nisi lufta Izrael-Hamas në tetor 2023, raportoi AP.

Administrata e parë Trump e kishte përcaktuar Houthin si terroriste, por ishte hequr nga lista nga administrata e Joe Bidenit.

Ruboi ka shtuar se SHBA-ja nuk do “të tolerojë më çfarëdo shteti që angazhohet me organizata terroriste si Houthi”.

Departamenti i Shtetit ka njoftuar po ashtu për një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacione që çojnë në prishjen e financimit të Houthit.