Detaje nga vdekja e liderit të Hamasit! Izraeli sulmoi rezidencën e tij me raketë! Pak muaj më parë i vranë 3 djemtë dhe 4 nipërit

Detaje të reja dalin nga vrasja e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh. 62-vjeçari raportohet se u eliminua nga Izraeli në një sulm me raketë në rezidencën e tij private në Teheran, sipas medias saudite Al Hadath.
Mësohet se raketa goditi ndërtesën rreth orës lokale 02:00.
Fars news, e cila është e lidhur me gardën revolucionare të Iranit, raportoi gjithashtu se Haniyeh po qëndronte në një rezidencë për veteranët në veri të Teheranit dhe se u vra nga një raketë e lëshuar nga ajri.
Hamasi ka deklaruar se Haniyeh u vra së bashku me truprojën e tij. Sulmi ndodhi pasi lideri i Hamasit mori pjesë në inaugurimin e presidentit iranian Masoud Pezeshkian.
Vrasja vjen në një kohë të vështirë për Lindjen e Mesme, me përshkallëzimin e konfrontimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut që kërcënon të zgjerohet në një luftë më të gjerë rajonale dhe ndërsa Hamasi lufton kundër ushtrisë izraelite në Gaza.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
PD-ja, si Firmë Piramidale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
