“Do hedhim në erë tri ambasada dhe Parlamentin”, telefonata anonime ngre në këmbë policinë greke
23 Shkurt 2024, 10:55 / BOTA

Një telefonatë në mediat greke ka vënë në alarm autoritetet policore vendase. Sipas telefonatës, në orën 11:30 do të shpërthejnë tri bomba, një në Ambasadën e Izraelit, një Ambasadën Amerikane dhe një Ambasadën e Egjiptit.
Sikurse raporton SKAI, telefonuesi anonim kishte thënë se, bomba do të shpërthente në ambasadën amerikane, atë të Egjiptit dhe në ambasadën izraelite.
Forcat TEEM (Departamenti i Asgjesimit të Mjeteve Eksplozive) ndodhen në vendngjarje. Pas kontrollit jashtë ambasadave nuk u gjet asgjë, ndërsa do të vijojë një kontroll i brendshëm i të gjitha godinave të sipërpërmendura.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

