
Dyshimet për përfshirjen e Kinës në luftën Rusi-Ukrainë! Zelensky kërkon shpjegime nga Pekini!

Presidenti ukrainas, Voldymyr Zelensky, thotë se dyshon se Kina është përfshirë në luftën Rusi-Ukrainë.
Dy shtetas kinezë u kapën gjatë luftimeve në Ukrainën lindore, tha sot Volodymyr Zelensky.
Forcat e Ukrainës luftuan me gjashtë ushtarë kinezë, me dy prej tyre që u morën peng, shtoi ai.
Për rrjedhojë Zelensky ka urdhëruar zyrtarët që të marrin një shpjegim nga Pekini.
Zelensky i bëri këto deklarata në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin belg Bart de Wever, duke theksuar nevojën për mobilizim të menjëhershëm ndërkombëtar dhe një rivlerësim të situatës nga partnerët perëndimorë të Ukrainës.
Our military has captured two Chinese citizens who were fighting as part of the Russian army. This happened on Ukrainian territory—in the Donetsk region. Identification documents, bank cards, and personal data were found in their possession.
We have information suggesting that… pic.twitter.com/ekBr6hCkQL
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 8, 2025
“Betejat u regjistruan në rajonin e Donetskut, në dy zona. Ushtarët ukrainas u përleshën me gjashtë ushtarë kinezë dhe kapën dy prej tyre. Ne kemi pasaporta, dokumente, madje edhe karta krediti në duart tona. Ata janë shtetas kinezë. Unë mendoj se ky është një element me rëndësi të madhe ,” tha presidenti ukrainas.
Zelensky theksoi se përfshirja e dukshme e Kinës në luftë në emër të Rusisë, krahas vendeve si Koreja e Veriut dhe Irani , përbën një fakt të ri gjeopolitik, i cili duhet t’i shtyjë aleatët e Ukrainës të rishqyrtojnë qëndrimin dhe mbështetjen e tyre.
“Koreanët e Veriut po na luftonin në Kursk. Tani, kinezët po luftojnë në tokën ukrainase. Dhe kjo është diçka që duhet diskutuar urgjentisht me partnerët tanë. Ne jemi një vend i fortë, por nuk mund të luftojmë me shumë vende në të njëjtën kohë, të gjitha me objektiva në Ukrainë ,” vuri në dukje ai.
Presidenti ukrainas shprehu shpresën se ky zhvillim do të çojë në përfshirje më aktive të Shteteve të Bashkuara në bisedimet me Kievin, ndërsa kërkoi një përgjigje zyrtare nga Pekini .
“Kam udhëzuar ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes që të kontaktojnë homologët e tyre kinezë, duke kërkuar një shpjegim zyrtar për këto veprime”, tha Zelensky.

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
ide

Shkërdhatizimi i Politikës

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128