Arrestohet/ E paprecedentë, gruaja fut vajzën 2-vjeçare në valixhe gjatë udhëtimit me autobus në Zelandën e Re

3 Gusht 2025, 22:55 / BOTA ALFA PRESS
Arrestohet/ E paprecedentë, gruaja fut vajzën 2-vjeçare në

Një ngjarje e paprecedentë është konstatuar në Zelandēn e Re, pas të cilës një grua e re është arrestuar pasi kishte futur foshnjen e saj 2-vjeçare në bagazhet e autobusit me të cilin po udhëtonte. Detektivi Inspektor Simon Harrison tha se gruaja 27-vjeçare akuzohet për keqtrajtim dhe neglizhencë ndaj një fëmije.

Policia u thirr në një terminal autobusi në Kaiwaka, 100 km në veri të Auckland-it, pasi shoferi i autobusit vuri re çantën që po lëvizte gjatë një ndalese të planifikuar.

Kur shoferi hapi valixhen, zbuloi vajzën dyvjeçare. Vajza kishte shumë e nxehtë, por dukej pa dëmtime fizike“, tha inspektori.

Vajza është në spital, ku po i nënshtrohet një vlerësimi të plotë mjekësor. Ai shtoi se shoferi parandaloi një situatë që mund të kishte përfunduar shumë më keq.

 

Po ndodh...

ide