A e keni menduat ndonjëherë arratisjen në kohën e komunizmist si Kadare?/ Berisha: Kurrë ndonjëherë!
Kryetari i Partisë Sali Berisha ka treguar për vendosmërinë e tij gjatë krijimit të Partisë Demokratike dhe për qëndrimin e tij të palëkundur përballë rreziqeve të regjimit komunist.
Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Berisha ka treguar se, ndryshe nga disa intelektualë të tjerë, kurrë nuk e ka menduar arratisjen, madje as kur ndodhej jashtë vendit, sepse pasioni dhe përkushtimi për profesionin e tij e mbajtën të fokusuar.
Berisha përshkruan momentet e para të lëvizjes studentore, rëndësinë e kthimit për të mbështetur studentët dhe vendimin e vetëdijshëm për të mos u tërhequr përballë kërcënimeve, duke ruajtur kështu integritetin dhe objektivat e partisë së sapokrijuar.
Pjesë nga biseda e kreut të PD, Sali Berisha:
Berat Buzhala: A e keni menduar ndonjëherë arratisjen si zoti Kadare?
Sali Berisha: Kurrë. Jo. Kurrë. As, as e kam menduar, as më mendoja në asnjë mënyrë. Edhe problemi im ishte se edhe jashtë kur shkoja s'ndihesha i lirë. Po arratisjen s'e mendoja kurrë. E kisha të përjashtuar unë atë. Po, absolutisht. Isha shumë i apasjonuar për profesionin tim. Edhe me datën, aty kam një gjë shumë të veçantë, dëshmi shumë të veçantë.
Me datën u themelua partia me datën 11 në darkë, në 12 u mblodhën për programin minimal dhe programin për statutin, për ca elementë dhe thirrem një miting në ora, thirrem miting në ora 3 apo 5. E ke fjalimin tim aty, ku u thonë tashti, mirupafshim, do të jem një mik i mirë i Partisë Demokratike. Sepse do kthehesha në spital, unë kisha një investim 23-vjeçar me pasionin më të madh për profesionin tim, me dashurinë më të madhe për atë profesion.
Dhe tani Besnik Mustafa dhe Kujtim Çashku, të tre i thamë njëri-tjetrit, tani mirupafshim të shkojmë në punë tonë se s'kemi asnjë lloj. Pse u ktheva për, edhe për ta mbyllur? U ktheva gjatë darkës, mendova shumë. Mendova, thashë tani, e para njëherë Kosova ishte jeta ime. Dhe unë tani me këtë lëvizje mund të ndihmoja Kosovën. E dyta, unë isha gjakftohtë. E kisha marrë një vendim dhe të them të vërtetën...
Ata Ishin të rinj po jo sa unë. Po. Dhe unë nuk provokohesha. Nuk e, se unë e kisha marrë në gjakftohtësi një vendim i cili më, ishte vendimi më i rëndësishëm i jetës sime dhe nuk më bënte dhe thashë me mendtë e mia që unë këta i ndihmoj. Studentët. Dhe tani po i lë në një moment që çdo gjë mund t'u ndodhi. Dhe bëra shumë mirë. Për ta mbyllur, a futi Sigurimi i Shtetit? Sa deshi! Sa deshi, kush e pengon? Në një lëvizje të hapur, kjo është absurde të mendosh që, që s'futen. Futen. Por a e, a e manipuloi dot Partinë Demokratike? Sigurisht e dëmtoi në masa të caktuara por ajo ruajti nordin e vet dhe arriti qëllimet.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
