“Krimea do të mbetet në Rusi”, Trump akuzon Ukrainën: Lufta filloi kur nisën të flasin për anëtarësim në NATO

25 Prill 2025, 12:53 / BOTA ALFA PRESS

“Krimea do të mbetet në Rusi”, Trump akuzon Ukrainën:

Donald Trump ka bërë deklarata të reja në një intervistë për revistën TIME, duke u përpjekur të shpjegojë qëndrimet e tij për fundin e luftës në Ukrainë.

Presidenti amerikan, jo vetëm që i ka vënë fajin për nisjen e konfliktit Kievit, por ka paralajmëruar gjithashtu “planë paqeje” që, sipas raportimeve, parashikojnë dorëzimin e rreth 20% të territoreve ukrainase tek Rusia.

“Mendoj se lufta filloi kur filluan të flisnin për anëtarësimin në NATO”, deklaroi presidenti i SHBA-së.

Në të njëjtin kontekst, ai mbrojti hapur se “Krimea do të mbetet në Rusi”, duke iu referuar gadishullit ukrainas që u aneksua në mënyrë të paligjshme nga Moska në vitin 2014.

 

Po ndodh...

ide