
Ekuador, katër të vdekur nga shembja e një urë të varur 200 metra e gjatë

Të paktën katër persona humbën jetën kur një urë e varur, 200 metra e gjatë, u shemb në jugperëndim të Ekuadorit, njoftoi të premten Sekretariati Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive.
Aksidenti ndodhi në një fshat të vogël, Daule, në provincën jugperëndimore të Guayas, kur ura që lidhte dy brigjet e lumit Magro u shemb ndërsa mbi të ndodheshin katër kamionë, një automjet dhe dy motoçikleta.
Sekretariati njoftoi dje përmes rrjetit social X se trupat e katër personave të zhdukur u gjetën, ndërsa kërkimet për një person të pestë vazhdojnë. “Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën e tyre,” thuhet në deklaratë.
Më herët gjatë ditës së djeshme, autoritetet raportuan për tre viktima, dy të zhdukur dhe pesë të plagosur, të cilët ndodhen në gjendje të stabilizuar.
Sipas të dhënave fillestare të hetimeve, shkaku i shembjes ka qenë një ngarkesë e tepërt mbi urë, deklaroi kreu i qeverisë lokale në provincën e Guayas, Marcela Aginaga.
Ngjarja ndodhi në një kohë kur Ekuadori po përballet me një sezon të dendur shirash. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet kanë shkaktuar deri më tani rreth 20 viktima dhe kanë dëmtuar 45 ura, sipas Sekretariatit të Menaxhimit të Fatkeqësive.

ide

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128