Akuza e rëndë/ Elon Musk: USAID është një organizatë kriminale

2 Shkurt 2025, 22:14 / BOTA ALFA PRESS

Akuza e rëndë/ Elon Musk: USAID është një

Miliarderi amerikan, Elon Musk, i ka vazhduar akuzat ndaj organizatave amerikane që ndajnë programe dhe grante në shtetet e huaja.

Këtë të diel, Musk e ka konsideruar si një organizatë kriminale” Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar, e njohur si USAID. AI shton më tej në postimin e tij në “X” se tashmë është koha që “USAID” të vdesë.

Këtë akuzë, Elon Musk e ka bërë teksa ka komentuar një postim të një përdoruesi në lidhje me pengimin fizik të pretenduar të agjencisë DOGE (Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë) në procesin e rishikimit të operacioneve të agjencisë amerikane USAID nga punonjës të USAID-it.

Seria e postimeve të Musk në “X” për USAID-in përfshinte një koment se “USAID ishte një gropë gjarpëri e marksistëve të majtë radikalë që urrejnë Amerikën”, në përgjigje të postimit të një përdoruesi që shumë punonjës të agjencisë së inteligjencës kishin konfirmuar se “nëse do të shihni vetëm 10 % të asaj që pashë unë. … në lidhje me aktivitetet e USAID-it, do të habiteshit nga një sjellje e tillë e keqe dhe paaftësia e shoqëruar me një pranim absolut se pse Agjencia, dhe veçanërisht Departamenti i Shtetit, kanë kaq shumë interes financiar.”

Musk, që është pjesë e ekipit të presidentit amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se USAID-i përdor taksat e amerikanëve për të kryer kërkime mbi armët biologjike.

“A e dini se USAID-i, duke shfrytëzuar taksat tuaja, financoi për kërkime në armë biologjike, përfshirë COVID-19, që vrau miliona njerëz…USAID-i është organizatë kriminale”, ka deklaruar ai.