Erdogan bisedë telefonike me Biden, i kërkon të vendosë armëpushimin në Gaza
14 Dhjetor 2023, 20:46 / BOTA

Presidenti turk Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden ku dy liderët kanë diskutuar për luftën në Gaza.
“Shtetet e Bashkuara kanë një përgjegjësi historike për të arritur armëpushimin në Gaza”, i tha Erdogan gjatë telefonatës Joe Biden.
Ai shtoi se kjo duhet të ndodhë sa më shpejt. Zyra e Presidentit turk tha se ai sugjeroi se një armëpushim mund të arrihet shpejt nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqnin mbështetjen e tyre të për Izraelin.
Sipas tij sulmet e Izraelit mund të kenë pasoja negative globale.
Erdogan kohët e fundit ka deklaruar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të përballet në gjyq për krime lufte, duke e përshkruar atë si “kasapin e Gazës”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
