Forcohen kapacitetet prodhuese në Gjermani dhe Evropë, Berlini porosit 20 avionë të rinj Eurofighter

Në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Fluturimeve Hapësinore dhe Ajrore në Berlin, kancelari Scholz njoftoi porosinë për 20 avionë të tjerë Eurofighter.
Kështu forcohen kapacitetet prodhuese në Gjermani dhe Evropë.
Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi sot në Berlin porosinë për 20 avionë të rinj Eurofighter. Ai premtoi “porosi të sigura” për industrinë e armëve, në mënyrë që kapacitetet e prodhimit të mund të zhvillohen në Gjermani dhe Evropë.
“Qeveria federale ka interesin më të madh për një industri të fortë të hapësirës ajrore në Gjermani dhe Evropë”, tha Scholz në Berlin në hapjen e International Air Show (ILA).
“Kjo është arsyeja pse ne do të porosisim edhe 20 Eurofighter të tjerë përpara përfundimit të legjislaturës, përveç 38 avionëve aktualisht të porositur ”, shtoi kancelari. Ai foli për një “kthesë” të nevojshme në industrinë e mbrojtjes.
Para katër vjetësh u porositën 38 avionë të tillë të prodhimit evropian. Dorëzimi i këtyre avionëve në vlerën rreth 5,5 miliardë euro do të ndodhë në vitet 2025 dhe 2030.
-
-
Grabitet me armë pika e këmbimit valutor në Prishtinë
5 Qershor, 18:10
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

