
FOTO/ Kur burri më i gjatë takon gruan më të shkurtër në botë

Burri më i gjatë në botë dhe gruaja më e shkurtër në botë janë ribashkuar gjashtë vite më vonë pasi fotot e tyre para piramidave në Egjipt u bënë virale. Sulltan Kosen është i gjatë 251 cm, ndërsa Jyoti Amge është vetëm 60 cm e gjatë. Dyshja u takuan në Irvine, Kaliforni, të hënën ku pozuan për disa foto së bashku.
Sultan fitoi titullin e tij të Rekordit Botëror Guinness si "Njeriu më i gjatë" në vitin 2009, ndërsa Jyoti mori kurorën si "Gruaja më e shkurtër" në 2011. Me një diferencë prej 182 cm gjatësi mes dyshes, ata u bënë viral kur pozuan më parë tek piramidat në Kajro në vitin 2018.
Sulltani 41-vjeçar dhe 30-vjeçarja Jyoti u takuan në Egjipt, ku pozuan para Piramidave të Gizës për një fushatë për të ringjallur industrinë e turizmit në vend. Të dyja gjatësitë e tyre të pazakonta janë rezultat i kushteve mjekësore.
Sulltan Kosen dhe Jyoti Amge Jyoti ka një formë diagnoze të quajtur achondroplasia, e cila pengoi rritjen e saj. Sulltani, ndërkohë, kishte një tumor që shkaktoi diçka të quajtur gjigantizëm hipofizë, gjë që bëri që ai të kishte një rritje të madhe në moshën 10-vjeçare.
Fotografitë nga takimi i tyre më i fundit shfaqin shkallën e madhe të diferencës mes tyre. Në njërën, Jyoti shihet duke qëndruar pranë njërës prej këpucëve të Sulltanit, e cila është pothuajse aq e gjatë sa ajo. Për shkak të gjatësisë së tij, Sulltani nuk e mbaroi kurrë shkollën dhe përkundrazi filloi të punonte si fermer për të ndihmuar familjen e tij.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128