Gazetarët europianë thirrje BE-së: Ndalo Hungarinë, po tenton të pengojë shtypin e lirë

Një ligj i propozuar në Hungari nga partia e Kryeministrit Viktor Orban, ka bërë që më shumë se 90 kryeredaktorë dhe botues nga e gjithë Europa të nënshkruajnë një deklaratë ku i bëjnë thirrje Bashkimit Europian që të veprojë për të mos lejuar censurën e shtypit të lirë.
Sipas ligjit të propozuar nga qeveria, ekzekutivi hungarez do të ketë mundësinë që të monitorojë dhe penalizojë apo ndalojë çdo organizatë që merr financim të huaj, duke përfshirë donacionet apo grantet e BE-së.
Sipas kryeredaktorëve që kanë nënshkruar deklaratën, kjo do të penalizonte apo ndalonte shumë media të pavarura dhe OJQ të angazhuara në çështjet publike.
Ligji i propozuar nga partia e djathtë në qeveri, u kundërshtua nga opozita hungareze.
Sipas gazetarëve europianë, ligji hungarez është i ngjashëm me sjelljet dhe veprimet autoritare të përdorura në Rusi ndaj mediave.
Sipas projektligjit hungarez, qeveria do të ketë të drejtën të fusë në listë të zezë organizata, të vendosë gjoba ndaj tyre dhe madje t’i ndalojë të marrin donacione të huaja.
Kryeredaktorët, redaktorët dhe botuesit që kanë nënshkruar deklaratën, kërkojnë nga BE-ja që të ndërmarrë çdo veprim për të mos lejuar miratimin e këtij projektligji në Hungari.
“Qëllimi i tij është të shuajë të gjithë zërat kritikë dhe të eliminojë atë që ka mbetur nga demokracia hungareze”, thuhet në deklaratën e gazetarëve.
Kryeministri Viktor Orban është në pushtet që prej vitit 2010 dhe shpeshherë është akuzuar se po dobëson institucionet demokratike dhe minon sundimin e ligjit në Hungari.
Sot, 26 ligjvënës të Bashkimit Europian nënshkruan një letër duke i bërë thirrje Brukselit që të pezullojë të gjitha fondet për Hungarinë.
Ndërsa një zëdhënës i Qeverisë Hungareze, Zoltan Kovacs, tha se projektligji u hartua pas shqetësimeve se organizata të financuara nga SHBA-ja dhe Brukseli po përdoren për të orientuar diskursin politik në vend.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




