
Zbardhen detaje të reja nga operacioni ''Ura”, gazetarja Klodiana Lala: U gjetën 3 milionë euro të groposura në oborrin e banesës…

Gazetarja Lala shprehet se në oborrin e banesës së një prej personazheve kryesore në grupin e Durrësit që u godit nga ky operacion një vit më parë është gjetur e groposur një shumë prej 3 milionë Euro kesh.
“Kush janë personazhet kryesor në grupin e Durrësit? Bëhet fjalë për Elvis Doçin, i njohur si Visi i Pojës, i cili e shoh në dosjne hetimore si figura qëndrore, pra grosisti kryesor. Jeton në Durrës. Në oborrin e një prej banesave të tij është gjetur shuma prej 3 milionë Euro kesh vitin e kaluar. Është gjetur e groposur. Është fakt!”, shprehet gazetarja Lala.
Kujtojmë se në kuadër të operacionit “Ura”, janë lëshuar 52 urdhër-arreste në Shqipëri e Itali, prej të cilave 40 janë ekzekutuar. “Ura” u finalizua në orët e para të kësaj të mërkure, si rezultat i një hetimi të zhvilluar me skuadër të përbashkët hetimore mes SPAK dhe prokurorisë italiane. 21 prej masave të sigurisë u lëshuan në Shqipëri.

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128