Gjermani/ Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës izraelite në Mynih

5 Shtator 2024, 11:23 / BOTA ALFA PRESS

Gjermani/ Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë Muzeut Nazist dhe Qendrës së Dokumentacionit dhe konsullatës izraelite në qendër të Mynihut. Lajmin e kanë kanë raportuar mediat izraelite.

“Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje”, shkruajnë në platformën X autoritetet gjermane.
Sipas njoftimeve të policisë në kryeqytetin bavarez, policia ka qëlluar mbi një person të dyshimtë.

Më tej efektivët u bënë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet zonën midis Briennerstrasse dhe Karolinenplatz.

Ndërkohë faqja e internetit të revistës Focus thotë se ky episod mund të lidhet me 52 vjetorin e sulmit të Lojërave Olimpike të Mynihut në 1972 kundër atletëve të delegacionit izraelit nga organizata terroriste Shtatori i Zi.

 

Po ndodh...