Gjetet e pajetë në një varkë shkrimtarja e njohur gjermane, dyshohet se është dhunuar për vdekje
Një shkrimtare gjermane është gjetur e vdekur në Hamburg.
Alexandra Fröhlich, 58 vjeç, romanet e së cilës janë ndër më të shiturit në Gjermani, u gjet e pajetë të martën në mëngjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet për vrasje, teksa 58-vjeçarja u gjet e sulmuar në një varkë pranë shtëpisë ku banonte, në bregun Holzhafen të lumit Elba në distriktin lindor Moorfleet.
Djali i saj e zbuloi trupin të martën në mëngjes, sipas policisë, e cila beson se ajo vdiq midis mesnatës dhe 5.30 të mëngjesit.
“Sipas informacioneve aktuale, të afërmit e gjetën gruan 58-vjeçare të pajetë në skafin e saj dhe lajmëruan brigadën e zjarrfikëses, e cila ishte në gjendje vetëm të konfirmonte vdekjen e gruas”, tha një zëdhënës i policisë për mediat lokale. Pas vlerësimit të gjurmëve dhe provave, autoritetet hetuese tani besojnë se gruaja ka vdekur si pasojë e dhunës”.
Zëdhënësi tha se hetuesit po kërkonin të dyshuarit e mundshëm dhe nëse vrasësi mund të ketë qenë i njohur për Fröhlich.
Fröhlich nisi karrierën si gazetare, fillimisht në Ukrainë, ku themeloi një revistë për vajza në Kiev. Më vonë, punoi si gazetare e pavarur në Gjermani për disa revista, përpara se të kthehej në shkrimin e romaneve.
Ai hyri në listën e bestsellerëve të revistës Der Spiegel, tregues i shitjeve të librave artistike e jo vetëm në Gjermani.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
