Hamasi vendos kushte për tërheqjen nga lufta: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez të pavarur dhe me kryeqytet Jerusalemin
Hamasi ka deklaruar zyrtarisht se nuk do të dorëzojë armët përveç nëse themelohet një shtet palestinez i pavarur dhe sovran, me kryeqytet Jerusalemin.
Në një deklaratë të publikuar nga organizata, thuhet se “rezistenca e armatosur nuk mund të braktiset veçse me rikthimin e plotë të të drejtave tona kombëtare dhe më e rëndësishmja prej tyre është krijimi i një shteti palestinez të pavarur dhe sovran, me Jerusalemin si kryeqytet”.
Deklarata e Hamasit vjen në një moment kur bisedimet indirekte mes saj dhe Izraelit për një armëpushim 60-ditor dhe për marrëveshjen mbi lirimin e pengjeve janë ndërprerë javën e kaluar, duke hyrë në ngërç të thellë.
Njëkohësisht, Hamas dënoi ashpër vizitën e të dërguarit amerikan Steve Wietkoff, i cili ndodhej të premten në një nga qendrat shpërndarëse të ndihmave humanitare të “Gaza, Humanitarian Fund”, në Rripin e Gazës.
Organizata e përshkroi vizitën si “asgjë më shumë se një shfaqje të planifikuar, me qëllim mashtrimin e opinionit publik, përmirësimin e imazhit të okupimit dhe ofrimin e mbështetjes politike për menaxhimin e urisë dhe vazhdimin e vrasjeve sistematike të fëmijëve dhe civilëve të paarmatosur në popullin tonë në Rripin e Gazës”.
Në të njëjtën deklaratë, Hamas akuzon Uashingtonin se është “bashkëfajtor në krimin e urisë dhe gjenocidit që ndodh në sytë e gjithë botës”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
