Havai mbyll të gjitha portet pas alarmit për cunami, mbërrijnë valët e tërmetit 8,8 ballë Rihter që goditi Paqësorin

30 Korrik 2025, 09:59 / BOTA ALFA PRESS
Havai mbyll të gjitha portet pas alarmit për cunami,

Portet në të gjithë Havain u mbyllën, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 8,8 ballë Rihter që goditi Paqësorin pranë gadishullit të Kamçatkas, në Lindjen e Largët ruse.

Roja bregdetare ka udhëzuar anijet tregtare që drejtohen për në portet e Havait që të qëndrojnë në det për momentin.

Një paralajmërim për cunami është lëshuar për Havain, me televizionet lokale që transmetojnë pamje të kamerave në plazhe që monitorojnë vijën bregdetare.

Një tërmet me magnitudë 8,8 ndodhi në orën 23:24 GMT, rreth 136 kilometra në juglindje të gadishullit Kamçatka, në detin Bering në një thellësi prej rreth 20 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

USGS fillimisht kishte raportuar magnitudë si 8,0.

Sipas USGS, tërmeti ishte më i forti në botë që nga katastrofa e Fukushimës, në mars 2011, dhe është tejkaluar vetëm nga pesë tërmete që nga fillimi i matjeve.

Japonia, Rusia dhe pjesë të Shteteve të Bashkuara lëshuan paralajmërime për cunami pas tërmetit të fuqishëm nënujor.

Po ndodh...