“Historia do t’i gjykojë”- Mbretëria e Bashkuar pezullon bisedimet për marrëveshjen tregtare me Izraelin, shkak bllokada e ndihmave në Gaza

Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar bisedimet për marrëveshjen tregtare me Izraelin, ndërsa ka thirrur ambasadoren izraelite në Mbretërinë e Bashkuar.
Duke iu drejtuar deputetëve, David Lammy tha se “kërcënimi i urisë po i kanoset qindra mijëra civilëve” në Gaza, të cilin ai e quan “të neveritshëm”.
Ai tha se bllokada 11-javore që ndalon ndihmën humanitare që arrin në Gaza është mizore.
“Ata po e izolojnë Izraelin nga miqtë dhe partnerët e tij në mbarë botën, duke minuar interesat e popullit izraelit dhe duke dëmtuar imazhin e shtetit të Izraelit në sytë e botës.”
Lammy tha se Mbretëria e Bashkuar po pezullon negociatat me qeverinë izraelite për një marrëveshje të re të tregtisë së lirë dhe po thërret ambasadoren izraelite në Mbretërinë e Bashkuar, Tzipi Hotovely, në Ministrinë e Jashtme.
Ai tha se ministri i Lindjes së Mesme, Hamish Falconer, do t’i thotë Hotovely-t se “bllokimi 11-javor i ndihmës për Gazën ka qenë mizor”.
“Bota po gjykon. Historia do t’i gjykojë ata”, shton ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



