Deklarata e mesfushorit të Realit, Bellingam: Trishtim, nuk jemi mësuar të fitojmë kot

Mesfushori anglez i Realit të Madridit, Xhud Bellingam, foli në fund të ndeshjes kundër Seviljes dhe shprehu pakënaqësinë e tij me një sezon që përfundoi pa titull. Ai iu kthye golit në fundjavë, por as ky nuk ishte ngushëllim për të.
“Ne duam ta përfundojmë mirë sezonin dhe kjo është arsyeja pse shkuam për fitore në Sevilje. në fund ia arritëm, por është pak e trishtueshme, sepse ne duam të luajmë për tituj”, rrëfeu futbollisti anglez, i cili tashmë po mendon për Kupën e Botës për Klube.
“Është e rëndësishme, sepse është një tjetër titull dhe ne duam ta fitojmë. Është ëndrra e ekipit dhe e klubit. Pas një sezoni disi të dobët, ne duam ta fitojmë Kupën e Botës për Klube”. Për Bellingam ndeshja kundër Seviljes ishte e fundit për të në këtë sezon në Spanjë.
Ai u ndëshkua me karton të verdhë që do të thotë se ai do të jetë i pezulluar për takimin e së shtunës kundër Sociedadit. Ai e mbylli sezonin e tij të dytë te Reali me 14 gola, nëntë prej të cilëve në La Liga. Edhe pse për një mesfushor nuk është keq, ai është larg 23 golave që shënoi sezonin e kaluar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


