Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet kryeqytetin e Meksikës

7 Dhjetor 2023, 23:22 / BOTA ALFA PRESS

Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet kryeqytetin e Meksikës

Një tërmet i fortë ka goditur kryeqytetin e Meksikës këtë të enjte.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti ishte me magnitudë 5.8 ballë. Epiqendra e tij ishte në jug të Mexico City, në një thellësi prej 44 km.

Kryebashkiaku, i Mexico City, Marty Batres, tha se qytetarët në të gjithë vendin u alarmuan, ndërsa u larguan nga banesat dhe ndërtesat e zyrave në lagjet në të gjitha qytetin.

Kreu i agjencisë federale të mbrojtjes civile bëri të ditur se nuk raportohet për të lënduar apo dëme të konsiderueshme përreth qytetit.

 

Po ndodh...