I shiti fëmijën e saj një çifti për 2000 euro, arrestohet nëna 37-vjeçare në Spanjë! Pas disa ditësh u pendua, por…

Në Spanjë, një grua është arrestuar pasi shiti foshnjën e saj për 2000 euro një çifti që kishte probleme fertiliteti, përpara se të pendoheshe dhe të përpiqej ta merrte atë pas.
Gruaja 37-vjeçare u arrestua në Mostoles, në periferi të Madridit, sipas njoftimit të policisë, ndërsa çifti që mori foshnjën, si dhe dy të afërm të tyre, u arrestuan gjithashtu në Kordobë, në jug të Spanjës.
Hulumtimi paraprak zbuloi se nëna shiti foshnjën e saj të porsalindur për 2.000 euro te çifti, por më pas u pendua që e kishte shitur vajzën e saj dhe kërkoi ta merrte prapë.
Çifti refuzoi pasi nëna nuk i kthente as shumën e shitjes së foshnjës, as 1.000 eurot që ata kishin shpenzuar shtesë për shpenzimet e qëndrimit të saj për një muaj në Kordobë. Nëna biologjike kishte shkuar në qytetin ku ndodheshin blerësit për të lindur foshnjën.
Hulumtimi filloi kur gruaja 37-vjeçare, nënë e gjashtë fëmijëve të tjerë, kujdestarinë e të cilëve ia hoqën në vitin 2022 pas një denoncimi nga shërbimet sociale për neglizhencë, depozitoi një kallëzim, duke pretenduar se një familje në Kordobë kishte rrëmbyer foshnjën e saj.
Përkujdesja për foshnjën u besua një qendre mbrojtjeje për fëmijë në Kordobë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


