IDF konfirmon se ka goditur selinë e Forcave Hapësinore të Iranit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit ka konfirmuar se ka goditur selinë qendrore të Forcës Hapësinore të Gardës së Revolucionit në zemër të Teheran.
Sipas ushtrisë izraelite, kjo seli shërbente si qendra kryesore e komandës dhe kontrollit për forcat ajrore të regjimit iranian, përfshirë sistemet e raketave balistike dhe dronët ushtarakë.
Në njoftimin e IDF theksohet se nga kjo seli planifikoheshin dhe monitoroheshin operacionet e forcave ajrore, përfshirë hartimin e sulmeve kundër Izrael dhe vendeve të tjera të rajonit.
Ushtria izraelite thekson gjithashtu se asnjë nga sistemet e raketave që kërcënojnë Izraelin nuk mund të konsiderohen të sigurta.
Ky sulm vjen në një kontekst të tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli vijon të synojë dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Për Punët e Shqipërisë
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
