
Industria britanike e çelikut paralajmëron dëme me hyrjen në fuqi të tarifave të Trump

Tarifat e presidentit amerikan Donald Trump për çelikun në Britaninë e Madhe nuk mund të vinin në një kohë më të keqe, paralajmëroi industria lidhur me taksa për importet nga SHBA-ja.
Industritë britanike të çelikut dhe aluminit janë të përgatitura për ndikimin e tarifave të presidentit amerikan, të cilat hyjnë sot në fuqi.
Qeveria britanike nuk ka gjasa të hakmerret menjëherë ndaj taksës së importit prej 25%, ndërsa zyrtarët kanë theksuar nevojën për një “qasje të ftohtë”, pasi përpjekjet e fundit për të bindur Trumpin që të përjashtonte nga tarifat globale industrinë britanike nga tarifat dukej se kishin dështuar.
Bashkimi Evropian njoftoi se do të zbatonte kundërmasa për mallrat me vlerë 28 miliardë dollarë duke filluar nga 1 prilli.
Gareth Stace, drejtori i përgjithshëm i shoqatës tregtare “UK Steel”, e quajti lëvizjen e administratës Trump “shumë zhgënjyese”.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit britanik tha se qeveria po angazhohej ngushtë me SHBA-në dhe se BM-ja mbetej e përgatitur për të mbrojtur interesin kombëtar të Britanisë së Madhe aty ku është e drejtë ta bëjmë këtë”.
“Qeveria ka angazhuar 2,5 miliardë paund (3,2 miliardë dollarë) investime për të rindërtuar industrinë e çelikut në BM dhe për të mbështetur komunitetet tani dhe për brezat që do të vijnë”, shtoi ai.
Qeveria vlerëson se rreth 5% e eksporteve të çelikut në BM dhe 6% e eksporteve të aluminit sipas volumit shkojnë në SHBA, megjithëse organi i industrisë së aluminit tha se tregu amerikan përbënte 10% të eksporteve – me vlerë 225 milionë paund.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128