Irani: Kemi goditur 80% të objektivave në Izrael

1 Tetor 2024, 20:46 / BOTA ALFA PRESS

Irani: Kemi goditur 80% të objektivave në Izrael

Televizioni shtetëror iranian ka pohuar se 80 përqind e rreth 200 raketave të lëshuara në Izrael goditën objektivat izraelite.

Megjithatë, Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë thënë se “nuk janë në dijeni” për ndonjë lëndim nga sulmi, i cili u nis në orët e fundit.

Për më tepër, një zëdhënës i Magen David Adom shërbimi i reagimit emergjent të Izraelit – deklaroi se nuk kishte “raportime për të lënduar nga zjarri në drejtim të Izraelit”.

Ndërkaq, Presidenti i SHBA, Joe Biden udhëzoi ushtrinë amerikane që të ndihmonte Izraelin për të rrëzuar raketat e Iranit.

Joe Biden dhe Zëvendës Presidentja Kamala Harris ndodhen në Shtëpinë e Bardhë dhe po monitorojnë sulmin iranian kundër Izraelit.

Tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur në një sulm me armë në Jaffa pranë Tel Avivit.

Shtatë persona janë plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128