Irani shpall fundin e luftës 12 ditore, presidenti Pezeshkian: Pas rezistencës heroike, vendosim për një armëpushimi!
24 Qershor 2025, 21:04 / BOTA
Presidenti iranian Masud Pezeshkian njoftoi “fundin e luftës 12-ditore të imponuar” nga Izraeli, në një mesazh të shkruar drejtuar kombit dhe të botuar nga agjencia e lajmeve Irna.
“Sot, pas rezistencës heroike të kombit tonë të madh, i cili po shkruan historinë me vendosmërinë e tij, ne jemi dëshmitarë të vendosjes së një armëpushimi dhe përfundimit të kësaj lufte 12-ditore, të imponuar nga aventurizmi dhe provokimet e Izraelit”, shkroi Pezeshkian.
Më herët, presidenti iranian tha se vendi i tij është gati të “zgjidhë problemet” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një telefonatë me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, Pezeshkian tha se mirëpret “çdo ndihmë” nga vendet mike.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
