Ish-prezantuesja e njohur konfirmohet si Prokurore Federale e Washingtonit
Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar ish-prezantuesen e Fox News, Jeanine Pirro, si Prokurore Federale të Washington, DC, duke përmbyllur kështu një proces të zgjatur pas tërheqjes së kandidatit të parë të propozuar nga Presidenti Donald Trump.
Pirro, e njohur për karrierën e saj si prokurore në nivel lokal dhe më pas si gjyqtare e zgjedhur, u miratua të shtunën me 50 vota pro dhe 45 kundër.
Para se të emërohej si prokurore e përkohshme për Distriktin e Kolumbias në maj, ajo ishte bashkë-prezantuese e emisionit “The Five” në Fox News, ku shpesh zhvillonte intervista me Donald Trump.
Presidenti Trump u detyrua të tërhiqte kandidaturën e mëparshme, Edward Martin Jr., një aktivist i njohur konservator, pasi një senator republikan deklaroi se nuk mund ta mbështeste për shkak të qëndrimeve të tij pro protestuesve që sulmuan Kapitolin më 6 janar 2021.
Ky nuk është rasti i vetëm i përfshirjes së figurave nga televizioni në administratë.
Ndër emërimet e tjera nga Fox News përfshihen edhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ish-prezantues i “Fox & Friends Weekend”, dhe Sekretari i Transportit, Sean Duffy, ish-garues i reality show-ve dhe më pas bashkë-prezantues në Fox Business.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
