Izraeli nuk ndal sulmet, 5 të vdekur gjatë natës në Liban
3 Tetor 2024, 07:37 / BOTA

Të paktën 5 persona u vranë dhe 8 u plagosën në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë në qendër të Bejrutit.
Blloku shumëkatësh në Bachoura strehonte një qendër shëndetësore të lidhur me Hezbollahun, për të cilën ushtria izraelite tha se u godit nga një sulm me precision të lartë.
Ky është sulmi i parë izraelit pranë qendrës së Bejrutit, vetëm disa metra larg parlamentit të Libanit. Gjithashtu gjatë natës pati dhe 5 sulme të tjera ajrore kundër objektivave në periferi të Dahieh.
Ky reagim vjen pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë më herët gjatë ditës se 8 ushtarë ishin vrarë në luftime në Libanin jugor, humbjet e para që nga fillimi i operacioneve tokësore kundër grupit të armatosur Hezbollah të mbështetur nga Irani.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
