Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të Rafahut: Ushtria po rikthehet për të luftuar!

31 Mars 2025, 11:25 / BOTA ALFA PRESS

Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të Rafahut: Ushtria po

Ushtria izraelite (IDF) ka urdhëruar evakuimin e pjesës më të madhe të Rafahut, raporton Associated Press.

Në njoftimin përkatës thuhet se ushtria “po kthehet të luftojë me forcë të madhe për të eliminuar kapacitetet e organizatave terroriste në këto zona”.

Në një postim në rrjetin X, zëdhënësi arabisht-folës i IDF-së, koloneli Avichai Andrae, postoi një hartë të zonës që do të evakuohet, duke u thënë banorëve të Gazës të lëvizin në zonën Al-Mawasi në bregun jugor të Rripit.

Të shtunën (29/3), ushtria tha se zgjeroi operacionet e saj në Gazën jugore, me trupat që po drejtohen në Rafah si pjesë e përpjekjeve për të zgjeruar një zonë sigurie përgjatë kufirit të Rripit dhe për të eliminuar infrastrukturën e grupeve terroriste.

 

Po ndodh...