JD Vance: SHBA e detyruar të sulmojë Iranin nëse dialogu për programin bërthamor dështon

17 Shkurt 2026, 22:44 / BOTA ALFA PRESS

JD Vance: SHBA e detyruar të sulmojë Iranin nëse dialogu për

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, thotë se, edhe pse është arritur njëfarë përparimi në bisedimet e sotme me Iranin për programin e tij bërthamor, Republika Islamike nuk është e gatshme të pranojë disa nga kufijtë e vendosur nga Uashingtoni.

“Në disa aspekte, negociatat e mëngjesit shkuan mirë. Ranë dakord të takoheshin më pas, por në disa aspekte ishte shumë e qartë se presidenti ka vendosur disa kufij të cilët iranianët ende nuk janë të gatshëm t’i pranojnë dhe t’i përballojnë,” tha Vance në një intervistë për Fox News.

Duke shpjeguar pak më shumë për këta kufij, Vance tha se SHBA nuk do të lejojë që Irani të ketë armë bërthamore, duke argumentuar se kjo do të shkaktonte një garë armatimesh në mbarë botën, që do të ishte e rrezikshme për Amerikën.

Ai shtoi se presidenti i Donald Trump “ruan të drejtën” të vendosë kur diplomacia ka arritur kufijtë e saj.

Trump më parë ka kërcënuar Iranin me sulme ushtarake dhe ka përforcuar forcat amerikane në Lindjen e Mesme, por kohët e fundit ka shfaqur përkushtim ndaj bisedimeve me Iranin.

“Ne do të vazhdojmë punën, por natyrisht presidenti ka të drejtën të vendosë kur mendon se diplomacia ka arritur fundin e saj natyror. Shpresojmë të mos arrijmë në atë pikë, por nëse ndodh ka gjasa për sulme, vendimi do të jetë i presidentit,” shtoi ai.

Po ndodh...