Joe Biden lajmëron: Izraeli dhe Libani kanë pranuar marrëveshjen për armëpushimin

26 Nëntor 2024, 22:39 / BOTA ALFA PRESS

Joe Biden lajmëron: Izraeli dhe Libani kanë pranuar marrëveshjen

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Izraeli dhe Libani kanë pranuar marrëveshjen për armëpushimin.

“Kam lajme të mira nga Lindja e Mesme. Kam folur me kryeministrat e Izraelit dhe të Libanit dhe qeveritë e tyre kanë pranuar propozimin e SHBA-së që t’i japin fund konfliktit. Falënderojë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, që ndihmojë në arritjen e kësaj marrëveshje”, ka thënë presidenti i SHBA-së, Biden.

Ai tha se marrëveshja do të hyjë në fuqi të mërkurën në orën 04:00 me orën lokale dhe se pas kësaj kohe, luftimet në kufi do të ndalen. Biden tha se Hezbollahu nuk do lejohet të rigrupohet.

Biden tha se luftën nuk e nisi Izraeli, as populli i Libanit dhe as Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, nga fillimi i luftës, më tepër se 70 mijë izraelitë janë detyruar të jetojnë si refugjatë. Biden tha se ndihet i lumtur që palët kanë arritur marrëveshje për armëpushim, pasi ky ishte konflikti më i përgjakshëm mes Izraelit dhe Libanit i ndodhur ndonjëherë.

Biden iu drejtua Gazës, duke thënë se njerëzit atje “meritojnë një fund të luftimeve dhe zhvendosjes”. “Njerëzit e Gazës kanë kaluar nëpër ferr” dhe kanë vuajtur “shumë”, shtoi ai. Presidenti amerikan deklaroi se do përpiqet që të sjellë paqe edhe në enklavën e Lindjes së Mesme.Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se zgjidhja vjen vetëm nëse Hamasi liron pengjet e marra peng nga Izraeli gjatë vitit të kaluar. “SHBA do vazhdojë përpjekjet që të ketë qetësi në Gaza”, ka thënë ai.

 

Po ndodh...