Konflikt mes bandave në Meksikë, 7 të vdekur

25 Shkurt 2024, 13:51 / BOTA ALFA PRESS

Konflikt mes bandave në Meksikë, 7 të vdekur

Shtatë trupa të pajetë, u gjetën brenda një makine të bërë shoshë nga plumbat në Meksikën lindore.

Trupat e pesë burrave dhe dy grave u gjetën në një automjet në anë të një rruge në qytetin Aculzingo, në shtetin e Veracruz, që është një zonë e rrënuar nga konfliktet e bandave rivale.

Një nga viktimat ishte një i mitur, sipas mediave që citojnë një zyrtar të Gardës Kombëtare. Forca të forta të ushtrisë dhe policisë janë vendosur në zonë për kapjen e autorëve.

Pak ditë më parë një masakër e tillë u regjistrua edhe në qytetin Tuspan të të njëjtit shtet, Aty u gjetën dy automjete me trupa të prerë në copa. Në urën ku ishin braktisur makinat, autorët kishin lënë një mesazh kërcënues drejtuar një bande rivale.

Shteti i Veracruz, i njohur për vaniljen dhe kafenë e tij, është një nga rrugët kryesore që përdorin kartelet për të transportuar drogën në tregun amerikan.