Konflikti Izrael-Iran, Këshilli i Sigurimit të OKB-së thërret mbledhje emergjente të premten
18 June 2025, 23:13 / BOTA

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të premten më 20 qershor në New York, për të diskutuar konfliktin e vazhdueshëm Izrael-Iran.
Kjo mbledhje vjen pas kërkesës së Iranit, e mbështetur nga Kina, Pakistani dhe Rusia.
Një pjesë e kërkesës së Iranit përfshin edhe ftesën që Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi, si dhe shefja për çështjet politike në OKB, Rosemary DiCarlo, të bëjnë një raport të ri për Këshillin.
Kjo do të jetë mbledhja e dytë emergjente, pas asaj të parë që u zhvillua të premten e kaluar.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
Nga Adri Nurellari
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
Nga Sidi Hasanaj
Pse protesta rrezikon “Trekëndëshin e Bermudës” dhe partitë e reja?!
Nga Rigels Seliman
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


