
Koreja e Veriut: “Absurde” të mbahet samit i paqes për Ukrainën pa Rusinë

Koreja e Veriut e quajti veprim “absurd” mbajtjen e samitit të paqes për Ukrainën në Zvicër pa pjesëmarrjen e Rusisë.
Pheniani tha se duke përjashtuar Rusinë, samiti i kësaj fundjave përbën një “mbledhje konspirative nën pretekstin e paqes”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.
“Ideja për të diskutuar çështjen e Ukrainës pa përfshirë Rusinë, një palë kyç në konflikt, është absurde”, tha Pheniani, sipas KCNA-së, pa dhënë ndonjë atribut më specifik.
Kina gjithashtu ka hequr dorë nga pjesëmarrja në samit, duke thënë se nuk i ka përmbushur pritjet e saj.
“Është e natyrshme që komuniteti ndërkombëtar të dënojë këtë takim konspirativ, i cili mbahet nën maskën e paqes, por që synon të nxisë konfliktin dhe luftën”, tha Pheniani, duke akuzuar SHBA-në se po përdor samitin për të “nxitur luftë dhe konfrontim”.
-
Për herë të parë një deputete shqiptare në Parlamentin e Brukselit
14 Qershor, 09:58

Pse janë mbledhur bashkë të gjithë të korruptuarit kundër Lulzim Bashës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128