Mark Zuckerberg lë pas Jeff Bezos, bëhet personi i dytë më i pasur në botë
Mark Zuckerberg, Drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemelues i Meta, ka arritur të ngjitet në vendin e dytë në listën e të pasurve botëror, duke e kaluar Jeff Bezos të Amazon falë rritjes së aksioneve të kompanisë së tij.
Pasuria neto e 40-vjeçarit tani arrin në 206.2 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, duke e vendosur atë 1.1 miliardë paund përpara Bezos, por pothuajse 50 miliardë dollarë pas njeriut më të pasur në botë, Elon Musk të Teslës.
Vlera e tregut të Meta-s u rrit me rreth 10% në 1.45 trilion dollarë dje, pasi aksionet e saj arritën një nivel rekord prej 582.77 dollarë.
Rritja e vlerës u nxit nga zbulimi i prototipit të parë të syzeve të realitetit të shtuar, të quajtur Orion, si dhe nga prezantimi i aftësive të reja të inteligjencës artificiale për shërbimet e saj.
Në shtator, Meta raportoi se më shumë se 400 milionë njerëz po shfrytëzonin shërbimet e saj të inteligjencës artificiale çdo muaj, duke përfshirë 185 milionë që ktheheshin çdo javë.
ide
Pse nuk kemi pasur lider të mëdhenj deri tani?
Trump dhe Europa!
Show me Beqajn në komisionin e "opozitës", si rrezik për politizimin e korrupsionit!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128