“Marrëdhënie miqësore dhe dialog aktiv”/ Kremlini: Putin dhe Xi do të vazhdojnë kontaktet e rregullta

1 Shkurt 2026, 22:23 / BOTA ALFA PRESS

“Marrëdhënie miqësore dhe dialog aktiv”/ Kremlini:

Presidentët Vladimir Putin i Rusisë dhe Xi Jinping i Kinës janë të angazhuar në një dialog aktiv dhe do të vazhdojnë kontaktet e rregullta këtë vit.

Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Këshillit të Sigurisë Ruse Sergey Shoigu pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi.

“Krerët e shteteve tona mbajnë marrëdhënie miqësore dhe po zhvillojnë dialogun më aktiv. Pra, është mjaft e natyrshme që këtë vit ata do ta vazhdojnë këtë dialog në mënyrë të rregullt”, e citoi atë shërbimi për shtyp i Këshillit të Sigurisë Ruse.

“Bisedimet ishin shumë të ngjeshura. Ne diskutuam një orar kontaktesh, përfshirë ato në nivelin më të lartë”, tha ai.

Sipas shërbimit për shtyp, bisedimet u përqendruan në zhvillimet aktuale në pjesë të ndryshme të botës që janë shqetësuese si për Moskën ashtu edhe për Pekinin.

Po ndodh...

ide