Vllaznia rimerr kreun, shkëputet me 3 pikë nga Elbasani dhe Egnatia, ndizet lufta për mbijetesë

1 Shkurt 2026, 19:32 / SPORT ALFA PRESS

Vllaznia rimerr kreun, shkëputet me 3 pikë nga Elbasani dhe Egnatia,

Është mbyllur java e 22-të e Superiores me disa ndryshime në tabelën e renditjes.

Vllaznia ka rimarrë kreun, kjo falë fitores 0-1 ndaj Teutës në transfertë dhe falë gafave të Egnatias dhe Elbasanit.

Rrogozhinasit u mposhtën 0-1 nga Tirana në shtëpinë e tyre, ndërsa verdheblutë barazuan 2-2 me Partizanin të shtunën.

Dinamo nga ana tjetër lëshon terren, pas barazimit pa gola me Bylisin.

Gjithashtu është ndezur dhe gara për mbijetesë, me pesë skuadra që ndahen me 5 pikë.



Po ndodh...

ide