“Shoqëria civile, strukturë mercenare për të dobësuar opozitën”/ Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së kundër Forumit të Hasimes

1 Shkurt 2026, 22:52 / POLITIKË ALFA PRESS
“Shoqëria civile, strukturë mercenare për të

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha ironizon thirrjet e përfaqësuesve të opozitës për t’u bashkuar në një front kundër mazhorancës.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një foto të kryeministrit Edi Rama, bashkëshortes së tij Linda Rama dhe Alex Soros, djalit të manjatit George Soros.

Hoxha ka “thumbuar” partitë e vogla dhe shoqërinë civile, e cila sipas tij ka qenë në gjithë këto vite pa asnjë kauzë reale, por se qëllimi i vetëm i funksionimit të tyre sipas tij, ka qenë vetëm dobësimi i së djathtës.

“Nuk kanë mbrojtur qytetarin, ligjin apo interesin publik. Nuk përfaqësojnë zërin e shoqërisë, por funksionojnë si struktura mercenare, të ndërtuara dhe të trajnuara për të çorientuar dhe dobësuar të djathtën, duke i shërbyer drejtpërdrejt këtij regjimi”, shkruan Hoxha.

Për mua, të gjithë ata që besojnë se një front i gjerë me njerëzit e Sorosit mund të rrëzojë qeverinë, gabojnë shumë rëndë.

Partitë pa ideologji nuk kanë dhe nuk mund të kenë kurrë sukses. Soros është armik i hapur i demokracisë dhe mbështetësi kryesor i Edi Ramës, ndërsa bashkëpunimi me njerëzit e tij i jep goditjen finale të djathtës në Shqipëri.

Ata që sot paraqiten si shoqëri civile nuk kanë pasur asnjë kauzë reale gjatë këtyre trembëdhjetë viteve të degjenerimit të vlerave të shtetit.

Nuk kanë mbrojtur qytetarin, ligjin apo interesin publik.

Nuk përfaqësojnë zërin e shoqërisë, por funksionojnë si struktura mercenare, të ndërtuara dhe të trajnuara për të çorientuar dhe dobësuar të djathtën, duke i shërbyer drejtpërdrejt këtij regjimi.

Po ndodh...

ide