Marrëveshja për mineralet e rralla SHBA-Ukrainë, Trump: Do nënshkruhet shumë shpejt

20 Mars 2025, 23:05 / BOTA ALFA PRESS

Marrëveshja për mineralet e rralla SHBA-Ukrainë, Trump: Do

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se do të nënshkruaj marrëveshjen me Ukrainën për mineralet e rralla “shumë shpejt”.

“Po ja dalim shumë mirë në lidhje me Ukrainën dhe Rusinë. Dhe një nga gjërat që po bëjmë është nënshkrimi i një marrëveshjeje në lidhje me mineralet e rralla me Ukrainën, të cilat kanë vlerë të jashtëzakonshme”, tha Trump.

Kjo marrëveshje ishte ajo që solli presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, e cila nuk u nënshkrua kurrë pas një takimi të tensionuar në Zyrës Ovale.

Duke projektuar optimizmin për arritjen e një fundi të luftës, Trump iu referua telefonatave të fundit me presidentin rus Vladimir Putin dhe Zelensky.

“Ne folëm, siç e dini, me presidentin Putin dhe presidentin Zelensky, dhe do të donim ta shihnim përfundimin e kësaj lufte, mendoj se po ia dalim shumë mirë në këtë drejtim. Unë besoj se do ta arrijmë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë” , tha ai.

Trump foli me Putin të martën dhe Zelensky të mërkurën.

Në një konferencë shtypi të mërkurën, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se Shtëpia e Bardhë “kishte lëvizur përtej marrëveshjes ekonomike për mineralet”.

“Ne jemi afër paqes. Jemi në një armëpushim të pjesshëm dhe po shkojmë drejt një armëpushimi të plotë dhe një paqeje afatgjatë në këtë konflikt”, vazhdoi Leavitt.

E pyetur se çfarë do të thotë lëvizja përtej marrëveshjes së mineraleve, Leavitt tha: “Do të thotë se marrëveshja e mineraleve ishte korniza e parë që të gjithë e patë në atë takim shumë publik me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Trump në Zyrën Ovale. Tani jemi të fokusuar në një marrëveshje afatgjatë të paqes.”

 

Po ndodh...