“Mbështes nenin 5”, Trump nga Haga: Ishte një samit fantastik i NATO-s dhe sukses i madh

Donald Trump e cilësoi si “një samit fantastik të NATO-s” dhe “një sukses të madh” përfundimin e punimeve në Hagë, të mërkurën më 25 qershor.
“Unë mbështes Nenin 5”, deklaroi presidenti amerikan, duke iu referuar angazhimit të vendeve anëtare të NATO-s për mbrojtje të ndërsjellë në rast sulmi ndaj njërit prej tyre.
Deklarata e Trump u bë pak orë pasi liderët e vendeve anëtare të NATO-s ranë dakord për të rritur investimet në mbrojtje, duke angazhuar një shpenzim vjetor prej 5% të PBB-së deri në vitin 2035, për nevoja të mbrojtjes dhe sigurisë.
Në deklaratën përfundimtare të Samitit të NATO-s, u theksua se aleatët riafirmuan përkushtimin ndaj mbrojtjes kolektive sipas Nenit 5, i cili përcakton se “një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
