Momenti i sikletshëm, Donald Trump nuk ia del të puthë Melanian gjatë ceremonisë së inaugurimit

20 Janar 2025, 21:10 / BOTA ALFA PRESS

Momenti i sikletshëm, Donald Trump nuk ia del të puthë Melanian
Donald Trump nuk arriti të puthte bashkëshorten e tij Melanian, para se të bënte betimin si Presidenti i 47-të i SHBA-së.54-vjeçarja mbante një kapelë, që duket se e pengoi Trumpin ta puthte.

Zoti dhe zonja Trump, të cilët u martuan në vitin 2005, pësuan një moment po aq të vështirë edhe në inaugurimin e tij në janar 2017.

Presidenti ‘harroi’ bashkëshorten e tij, ndërsa nxitoi në shkallët e Shtëpisë së Bardhë për të përshëndetur paraardhësin e tij Barack Obama dhe gruan e tij Michelle. Melania Trump u detyrua të ecte vetëm pas tij.

 

Po ndodh...

ide